Statistikat e bëjnë Strakoshën thelbësor për Lacion, Mauri beson te portieri shqiptar për derbin: Ka qetësi dhe eksperiencë

Tomas Strakosha po fiton vendin e titullarit në katërkëndëshin e Lacios. Kohët e vështira janë hedhur pas dhe gardiani shqiptar ka rimarrë atë që dikur ishte e tija, portën e bardhekaltërve. Statistikat flasin të gjitha për 26-vjeçarin, i cili në 22 paraqitje mes Europës dhe kampionatit ka mbajtur portën të paprekur në 10 prej tyre. Mesatarja e pikëve që Lacio ka grumbulluar me Strakoshën në fushë është 1,93 të tilla.

Në lidhje me Strakoshën ka folur edhe një ish-lojtar i bardhekaltërve. Stefano Mauri ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Radio”, ku i beson Strakoshës portën në derbin e fundjavës kundër Romës.

“Portieri është një rol themelor dhe ju e dini, por unë besoj se Thomasi ka përvojën, qetësinë dhe pjekurinë për të luajtur në mënyrë paqësore dhe të përpiqet të tregojë cilësitë e tij, që janë të mëdha”, ka thënë Stefano Mauri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online