Ekskluzive/ A do të jetë në listë Celhaka me Shqipërinë e Rejës kundër Spanjës? Mësohet e vërteta, pak gjasa edhe për Vrionin

Shqipëria do të luajë kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë në miqësoret e këtij muaji. Në bazë të informacioneve të siguruara deri tani nga “Sport Ekspres”, në listë, nuk ka vend për shumë risi. E vetmja risi e konfirmuar është mesfushori 19-vjeçar i Empolit, Asllani.

Nëse më parë ishte njoftuar se Jurgen Celhaka është ftuar nga Reja për këto dy takime, në fakt nuk rezulton e vërtetë. Mesfushori i Legia-s duhet të jap kontributin e tij për Shqipërinë U-21 që do të ketë dy takime zyrtare kundër Cekisë dhe Anglisë për kualifikueset e Europianit.

Reja nuk ka kërkuar që të dobësojë më tepër grupin e Alban Bushit. Nga ana tjetër, duken të paktat gjasat për grumbullimin e Xhakomo Vrionit, megjithëse për këtë të fundit duhet të presim ende zyrtarizimin e listës për konfirmimin e plotë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online