Statistikat dhe numrat flasin të gjitha për Brojën, sulmuesi shqiptar vlerësohet nga media: Çfarë lojtari!

Armando Broja tregoi se është i aftë ti shënojë çdo skuadre. Tottenham-i i shte preja e tij e radhës, teksa në minutën e 23-të e dërgon topin në rrjetë me një lëvizje prej një golashënuesi të vërtetë. Shifrat flasin vetë për të. Në 43 herë që ka rënë në kontakt me topin përgjatë lojës, numëron 8 duele të fituara, 7 rekuperime të topit, 6 duele ajrore të fituara, 4 zotërime të fituara në 1/3-tat e fushës (më shumë se kushdo tjetër) dhe 4 gjuajtje, sa asnjë lojtar tjetër në fushë.

Ndërkohë, vlerismet nuk kanë munguar as nga mediat. “Hampshirelive.news“ i kanë vendosur Brojës notën 8,5 , ndërsa performancën e tij e përshkruajnë me fjalët: “Armando Broja e mori golin e tij si një finalizues i vërtetë (ai është) dhe u shkaktoi Spurs-ave kaq shumë probleme gjatë mbrëmjes. Ai duhet të kishte pasur më shumë dhe do të shënojë shumë gola për klubin nga tani deri në fund të sezonit. Çfarë lojtari“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online