Broja-Chelsea një histori dashurie/ Bëri gjithçka për t’u larguar nga Tottenhami te blutë e Londrës, festa para tifozëve të Spurs-ave do të thotë shumë

Armando Broja është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm në Premier League me Southampton-in, por në mendjen e tij ka vetëm një objektiv: Chelsea-n. Ajo mes tij dhe klubit londinez është një histori e vërtetë dashurie që ka nisur qysh në kohën kur sulmuesi shqiptar ishte vetëm 8 vjeç. Zemra e tij ka rrahur gjithmonë për blutë e Londrës, por për të mbërritur deri në “Stamford Bridge“ i është dashur të hyjë në fushë me fanellën e rivalëve të përjetshëm.

Djaloshi nga Malësia e Madhe ishte pjesë e Tottenham-it dhe ka mbërritur në Cobham për t’u përballur me Chelsea-n. Në atë moment e dinte se ky ishte shansi i tij për të tërhequr vëmendjen e klubit me të cilin ishte tifoz. Sapo hyn nga stoli arrin të shënojë dhe të dhurojë një asist, ndërsa pas asaj ndeshjeje përballet me ekipin B të bluve, të cilin e mposhtin me rezultatin 9-0, ku 7 prej golave mbanin firmën e tij.

Kaq mjaftoi dhe Chelsea u ofrua të bëhej shtëpia e tij e re. Një ofertë kjo që kurrsesi nuk mund t’i thoshte “jo“. Në fund të fundit ky ishte edhe qëllimi i tij i vërtetë. Që prej atëherë i është bashkaur ekipit U-9 të Chelsea-t, duke kaluar të gjitha hallkat deri në ekipin e parë. Sot, shumë vite më vonë kthehet në stadiumin e skuadrës nga ku e nisi, por këtë herë si kundërshtar. Qëllimi përsëri edhe sot e kësaj dite mbetet i njëjtë, të bindë klubin e tij të zemrës për të qenë në urdhërat e Tuchel-it, prandaj ajo festë përpara syve të tifozëve të Tottenham-it do të thotë shumë për të. Një gol kundër rivalit të përjetshëm, për të treguar dashurinë dhe besnikërinë e tij ndaj Chelsea-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online