Kristiano Ronaldo përkufizohet ndryshe si një makineri e vërtetë që prodhon gola dhe spektakël në futboll. Pavarësisht se vitet po kalojnë, vazhdon që të ruhet e njëjta rëndësi e madhe. Pa këtë makineri, futbolli do të humbasë shumë.
Por shpeshherë ka edhe ditë “JO”, atje ku ylli portugez shuhet për 90 minuta. Një rast i ngjashëm ishte në përballjen e sotme teksa u barazua pa gola ndaj Spanjës. Këta të fundit kishin zgjedhur disa futbollistë të rinjë në mbrojtje, duke hequr më të mirët.
Një vlerësim i madh vjen për trajnerin këtu pasi arritën që të mbyllnin Ronaldo në përsosmëri. Sulmuesi portugez kishte 0 pasime kyçe gjatë ndeshjes, 0 driblim të kompletuar, 0 duel të fituar në ajër dhe po e njëjta shifër për shanset e krijuara. Pra është thuajse e pamundur që të gjendet një ndeshje e dytë për Ronaldo me këto statistika negative. /Sport Ekspres/