Statistika e çuditshme e golavarazhit të Kukësit, ndarja e pabarabartë e cilësive dhe “mesi i artë”

“Është e lehtë që të blesh lojtarë të mirë, por është e vështirë që t’i bësh ata që të punojnë si një skuadër”. Kjo shprehje vlen saktësisht për Kukësin e këtij sezoni. Verilindorët kanë formën më të dobët që kur kanë mbërritur në Superiore teksa renditen në vendin e gjashtë me 32 pikë të grumbulluara, vetëm 2 më shumë se Kastrioti.

Pra vendin e mesit të artë që më parë e konsideronim për krutanët, e kanë marrë kuksianët. Pikërisht atë vend që të lë në vend numëro dhe të krijon kushtet e komoditetit për të zgjedhur ndeshjet që do të luftosh më ashpër, pasi nuk ke mundësinë për të synuar Europën dhe njëkohësisht nuk ke rrezikun e rënies nga kategoria.

Nën drejtimin e Mirel Josës, por te Kukësi nuk është çështje trajneri. Skuadra nuk po funksionon si një grup i vetëm, pavarësisht elementeve cilësor që ka në përbërje. “32-32” është golavarazhi që mban Kukësi deri tani në Superiore, duke treguar 32 golat e shënuara dhe 32 të pësuara.

Vetëm Partizani dhe Laçi kanë shënuar më shumë se Kukësi, përkatësisht 2 dhe 1 gol më tepër, por këto ekipe po pretendojnë për titullin kampion. Pra nuk ka ndarje të cilësisë së duhur në të gjitha repartet te Kukësi dhe merkato e radhës duhet parë me një tjetër këndvështrim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *