Shtohet paqartësia për tentativën e trukimit te PAOK-AEK, klubi grek çudit me reagimin: Hera e parë që e dëgjojmë…

Një tronditje e fuqishme erdhi për futbollin grek nga ana e ish-mbrojtësit të AEK, Ognjen Vranjes. Futbollisti serb dha intervistën për “Kurir” duke u shprehur se ishte kanosur përpara ndeshjes famëkeqe mes PAOK dhe AEK që do të vendoste titullin në Greqi. Pikërisht ajo përballje ku kemi parë në fushën e lojës presidentin e ekipit të PAOK me ar.më.

Një menaxher serb e kishte telefonuar duke provuar në të gjitha mënyrat që Vranjes të trukonte këtë përballje. Por futbollisti serb u shpreh se nuk ra pre e kanosjes së menaxherit që e telefonoi pasi bisedoi me drejtuesit e AEK që e morën në mbrojtje. “E di shumë mirë fuqinë e presidentit të AEK dhe prandaj nuk kisha frikë. Ata që më telefonuan do të humbnin, jo unë”.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i klubit të AEK që është disi i çuditshëm. Këta të fundit janë shprehur se e dëgjojnë për herë të parë këtë histori dhe se nuk kanë asnjë njohuri mbi këtë problem, pavarësisht se Vranjes siguroi përkrahjen që i kishte dhënë klubi për ta mbrojtur pas kanosjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online