Starova, Teuta dhe merkatoja: Adorjan të ulë pagën!

Trajneri Starova: Durrsakët dhe Magani janë shumë të rrezikshëm. Sulmuesi është jashtëforme. Adorjani duhet të ulë rrogën për të qëndruar. Bardhi mban peng formacionin

Eraldo Harlicaj

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, foli dje nga zyrat e Partizanit, në zyrat e klubit të kuq. Numri një i stolit sqaroi edhe gjendjen e ekipit, por lëshoi “bombën” për Adorjanin. 61-vjeçari e vlerësoi si futbollist, por pranoi se do të vazhdonte aventurën me “demat” vetëm nëse do të ulë pretendimet financiare. Starova nuk pranon në asnjë mënyrë që ta cilësojë Teutën si një ekip të dobët, pasi vlerëson grupin e tyre, por edhe trajnerin Gugash Magani. Për të, ai është ndër më të mirët në Shqipëri.

– Si është gjendja e grupit para ndeshjes me Teutës, referuar edhe virozave gripale që kanë prekur lojtarët?

– Kjo është një periudhë gripale që prek shumë skuadra, madje edhe në Europë. Ne si ekip jemi prekur, pasi kemi probleme tona. Bardhi është duke kaluar një gjendje gripale dhe nesër (sot) do të marrim vesh nëse do të jetë i gatshëm ose jo. Shpresojmë që të luajë. Bardhi e ka më të rëndë, pasi ka kaluar edhe në bronkit.

– A do të ketë rotacion lojtarësh në formacion?

– Rotacion në formacion nuk kam pse të bëj. Ne jemi të shqetësuar nëse do të jetë ose jo Bardhi, por edhe mund ta zëvendësojmë. Nuk bëhet fjalë për rotacion. Mund të flasim për rotacion kur ka shumë aktivitete dhe ngarkesa të larta, te ne s’bëhet fjalë kjo.
Lojtarët që luajnë duhet të japin maksimumin. Teuta është një skuadër që ka pasur oshilacione. Ka një ekip të ri, por luajnë futboll të bukur dhe bën rezultate me ekipet e forta. Ka një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, dhe mund të të dëmtojmë. Ne nuk kemi luksin të ndërrojmë lojtarë për këtë ndeshje. Objektivi ynë është të fitojmë ndeshjen, ashtu siç e ka edhe Teuta. Ndeshja parashikohet të jetë shumë e fortë. Skuadrat luftojnë për të marrë pikët, pasi është objektivi i të gjithë skuadrave.

– Për sa kohë do të jetë sulmues Progni?

– Pyetja do të ishte për sa kohë do të vazhdonte të luante si mbrojtës i djathtë. Sulmuesin e aktivizon si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Një sulmues që nuk di të luajë në të gjithë krahët, nuk quhet i kompletuar. Ai sulmues ka luajtur gjithë kohën. Ne kemi kënaqësinë që Progni ka ardhur në formën e vet. Është një lojtar që është rritur në akademinë e Partizanit. Është rikthyer pas një eksperience nga jashtë shtetit dhe është aktivizuar në mjaft ekipe në vend. Të gjithë futbollistët janë super të gatshëm për të qenë pjesë e formacionit.

– A do të ketë ndonjë ndryshim në skema, pasi Partizani me ju është i paparashikueshëm?

– Unë nuk jam shumë dakord. Pasi ne kemi një mënyrë skeme të vetme. Për ndonjë gjë të vogël ndryshojmë skemën brenda ndeshjes, falënderoj futbollistët që arrijnë të kthejnë skemën. Skemat janë të gjithë komshinj me njëra-tjetrën.

– Ka një ultimatum për Edgar Çanin. Çfarë mund të thoni?

– Nuk dua të flas çfarë do të bëhet në janari. Çani nuk është i gatshëm për të luajtur futboll. Ai nuk mund të marrë ngarkesën si të gjithë lojtarët e tjerë. Nuk bëhet fjalë të jetë pjesë e skuadrës me këtë gjendje që ka tani.

– Asani deklaroi se do të luftojmë për titullin kampion. Mos është rritur doza e objektivave?

– Unë atë deklaratë të Asanit e kam marrë si një veprim pozitiv. E kam marrë si një mendim që ka ai për ta parë skuadrën aty te titulli. Ëndrra e tij kur ka ardhur ka qenë të marrë titullin kampion dhe për të fituar gjithmonë. Nuk besoj se ka lojtarë , apo skuadra që nënvlerësojnë kundërshtarin. Kjo lloj konkurrence, të bën të rrezikosh për objektivat. Nuk bëhet fjalë për ndonjë simptomë të tillë.

– Largimi i disa lojtarëve, a e ka bërë grupin më të fortë?

– Logjika është kjo. Disa nga lojtarët që po shihni sot, janë ata lojtarë që ishin pjesës e skuadrës më të mirë të vitit të kaluar, sipas mendimit të opinionit, dhe si pas meje. Padrejtësisht iu mohua titulli kampion. E them, se 8-9 vetë janë lojtarë të asaj skuadre. Pretendimet e presidentit Demi që skuadra duhet të jetë gjithmonë në elitë pasi po shpenzohet shumë për të. Jemi skuadër që investohet dhe ka tiparet e një klubi modern. Duhet durim për njerëzit që kërkojnë ta shohin gjithmonë lart.

– Teuta do të ketë mungesa në mesfushë. Mendoni se aty do të jetë pika juaj më e fortë?

– Teutës i mungojnë 3 lojtarë. Nuk besoj se mungesa e tyre do të jetë problematik. Nëse do të mungonte ndonjë portier, atëherë mund të shpresonim. Teuta ka lojtarë të rinj dhe luajnë shumë mirë. Për ta vërtetuar këtë, mund t’iu kujtoj ndeshjen me Kamzën, kur luajtën me 10 veta. Në pjesën e parë luajtën keq, ndërsa me këta lojtarët e rinj luajtën më mirë. Teuta është një ekip që përballon mjaft mirë çdo ekip të Superiores, madje merr rezultate me kundërshtarët e kreut të tabelës.

– Me këtë gjë i besoni shprehjes se “i mbyturi të mbyt”?

– I mbyturi të mbyt nuk i shkon Teutës. Në fillim të kampionatit, Teuta ishte në vend të parë ose të dytë. Këto janë oshilacione, i kishim edhe ne, tani jemi më mirë. Teuta ka investuar për të qenë një nga skuadrat më të mira në vend dhe të kapë Europën. Kjo që po them nuk është diplomaci, por realitet.

“Bobi”, sinjal Adorjanit:
Ul rrogën, ose largohu!

Një situatë mjaft e lezetshme u krijua në konferencën e djeshme për shtyp, kur trajneri Sulejman Starova, i ngacmuar nga gazetarët për Adorjanin, ka folur për të ardhmen e tij. Në fakt, numri një i stolit i ka lëshuar edhe një sinjal mesfushorit. 24-vjeçari me rikthimin e shqiptarit në stol ka humbur vendin e titullarit. Tekniku i “demave” mendon se është një lojtar mjaft i shtrenjtë dhe nëse nuk ul pretendimet e tij financiare, ai do të largohet nga të kuqtë. “Adorjan është një lojtar që është gjithmonë i gatshëm. Është futbollist që ka cilësi pozitive, por edhe negative. Është pjesë e 18-shes, por jo pjesë e formacionit. Sigurisht që Adorjan është një lojtar që mund të kontribuojë për skuadrën por mund të të jap kënaqësinë të të them që është i shtrenjtë. Në qoftë se mund të ulet nga kontrata, edhe mund të qëndrojë”, – u shpreh Starova për situatën e sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online