Starova: Jemi kthyer në rrugën e duhur, nuk jemi inferiorë ndaj askujt

Sulejman Starova shfaqet para gazetarëve, pas një mungese të gjatë, pasi nuk preferon të flasë ditën para ndeshjes,  por sot ka bërë një përjashtim.

Për trajnerin e Partizanit skuadra e tij ka dalë nga kriza dhe ka bërë kthesë: “Të gjithë kanë bërë më të mirën për të dalë nga gjendja ku ishim. Nuk ishte e hijshme për ne të ishim në atë tabelë të klasifikimit. Skuadra ka punuar mirë, por është vetëm fillimi. Na presin beteja, sapo ka filluar kampionati për ne”.

Starova nuk shqetësohet nga renditja: “Nuk jemi më të mirë se të tjerët, por as të tjerët nuk janë më të mirë se ne, duke filluar nga Skënderbeu. Faleminderit ekipit, e treguam duke ndalur skuadrën më të mirë të momentit. Në këtë ritëm shpresojmë të përballojmë të gjitha ndeshjet e forta, duke filluar me Lushnjen. Është një skuadër që praktikisht është si të tjerat, ndryshimi është se ndodhet e fundit në tabelë. Praktikisht luan shumë mirë, ka ambicie për të realizuar objektivin që ka. Ne do bëjmë maksimumin për të vazhduar ecurinë pozitive”.

Po afron janari: “Nuk është momenti për të folur për merkato. Po punoj me skuadrën për të përballuar takimet që kemi. Klubi ka struktura që punojnë, siç kanë qenë gjithmonë ambiciet e skuadrës dhe presidentit Demi, për të qenë gjithmonë në elite. Po punohet për këtë, por për momentin po mundohemi me kontingjentin që kemi”.

Starova nuk vendos objektiv të qartë: “Kjo nuk varet nga ne, varet nga dështimi i kundërshtarëve, që nuk janë pak, por janë shumë. Ky është realiteti, na duhet të përballojmë të gjithë kundërshtarët që kemi dhe të marrim sa më shumë pikë. Objektivi ynë është që të marrim më shumë pikë se kundërshtarët”.

Sukaj, sulmuesi i vetëm në dispozicion: “Sukaj është pjesë e skuadrës, nuk është për momentin në kondicionin më të mirë fizik të vetin. Ka ardhur nga dy dëmtime serioze. Goli vlen për të personalisht dhe për ne moralisht si skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online