Enea Jorgji nën akuzë. Vite më parë Flamurtari e shpallte armik dhe duket se tani Starova e kthen në skenë sezonin e titullit që i iku Flamurtarit nga duart, sepse sipas Starovës Jorgji i ktheu borxhin Flamurtarit.
“Gjyqtari nga Elbasani, Jorgji, gjynahet që ka pasur me Vlorën i lau sot. l Luajtëm ndeshje gati perfekte, patëm rastet tona, nuk mbaj mend ndonjë rast të Vlorës, përveç një rasti. Dha një penallti që vetëm ai mund ta japë, sepse më parë mund ta ndalte lojën për një faull për ne.
“Penalltia? Nuk është penallti ajo, çfarë penalltie është!
Reagimi im? E kush po pyet për pezullimin, ka plot trajnerë Partizani! Ai është problemi i fundit, së pari ne na shqetëson humbja me atë penallti inekzistente.
“Sulmi me Bardhin? Nuk është momenti si do të luaj unë në sulm, por për ndeshjen e sotme. Duhet të flasim a luajtëm mirë apo jo, a meritonim humbjen apo jo, për të tjerat ka kohë të flasim. Ne kemi bërë merkato në janar, pa shpenzuar si disa klube të tjera. Më vjen keq për lojtarët, të cilët i falënderoj, edhe pse u mundën nga vendimet e arbitrit, na ka lodhur futbolli shqiptar. Mund të jepej penallti për ne dhe fitonim, ndërsa ai shpik një penallti. Ai i ka rënë në qafë Vlorës në të shkuarën dhe ndoshta i ktheu borxhin Vlorës, ose hëngri presionin, e di ai.
“Ne nuk shkuam për një pikë, donim rezultat pozitiv, duke e kërkuar fitoren, por edhe pika nuk ishte rezultat negativ. Nëse jepej një penallti për ne, fitonim. Flamurtari ka investuar shumë, por edhe ne kemi investuar. Do na kthehet edhe Çani, besoj se do të jemi më mirë në të ardhmen.
“Penalltia e pretenduar nga Partizani? Lojtari ynë futet në zonë, mbrojtësi e shtyn lehtësisht me krah dhe fut edhe këmbën. Penallti e qartë për mua, nuk e di si e shihni ju.
“Lojtarë të futur në zonë kur u gjuajt penalltia? Kush po pyet për këtë, këto ndodhin gjithmonë. Unë e kam pretendimin për një faull për ne dhe mbaronte loja. Penalltitë e pretenduara nga Flamurtari gjatë ndeshjes? Nuk është asnjëra, nuk jepen ato penallti, mësoni rregulloret, nuk ka prekje të qëllimshme dhe as rrezik goli”.