Gjoka: Doja t’i gëzoja tifozët, durim!

“Është keqardhje e madhe, sepse ne bëmë një ndeshje të mirë. Goli i parë na vuri në vështirësi. U munduam që ta godisnim kundërshtarin, por u ndëshkuam. Barazuam pasi pësuam dhe më pas u ndëshkuam sërish. Bëmë gjithçka për të barazuar, por nuk ia dolëm. Duhej edhe moralisht të merrnim diçka”. Keqardhja e Ernest Gjokës është e madhe, që pyetet më pas në “Supersport” nëse Grui do u bënte punë te Vlaznië.

“Një lojtar si Guri e njoh mirë, pasi e kisha vjet në skuadër. Është rritur shumë. Ka kohë që ka ikur nga Shkodra. Është një vlerë shumë e madhe, por ka vite që është larguar. Merkato për ne ka mbaruar, kemi bërë një sforco për të zëvendësuar disa hallka që i kishim të dobëta. Paraqitja e lojtarëve të ri mendoj se funksionoi, pavarësisht nga humbja. Skuadra bëri mirë në disa momente, pasi kishim përballë skuadrën kampione. Kjo skuadër ka një fytyrë tjetër dhe besoj që shumë shpejt do të arrijmë dhe rezultatet”.

“Duartrokitjet për Gurin? Këto gjëra ndodhin vetëm në Shkodër. Dihet qytetaria këtu. Çdokush që do vepronte si Guri do të duartrokitej këtu. Unë doja që t’i gëzoja këto tifozë”.

GOLAT E PËSUAR
“Më shqetëson humbja. Lojtarët mbrojtës që kam marrë kam besim se do bëjnë mirë. Kam besim se këto lojtarë që kemi sjellë do ta ngrenë një hap më lart Vllazninë. Nuk e kam gabim, duhet durim! Momenti i barazimit, duhet të ishim të kujdesshëm. Duhet të ishim në ekuilibër dhe të bënim detyrën që kishim caktuar. Goli i dytë erdhi si rrjedhojë e një gabimi që mund t’i ndodhë çdo futbollisti. Deri në atë moment po shkonin gjërat siç i kishim planifikuar. Janë gabime njerëzore që unë i pranoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online