Stadiumi i ri i Kukësit do të përurohet përfundimisht ndaj Laçit, Gjici tregon kushtin që Longo të mos shkarkohet në verë

Stadiumi i Kukësit do të përurohet në ndeshjen kundër Lacit. Ky është lajmi i raportuar nga Supersport, teksa pritjes së gjatë i ka ardhur fundi. Kjo përballje do të zhvillohet në datën 23 prill, ndërsa presidenti i verilindorëve, Safet Gjici, ka treguar kushtin që Longo të vazhdojë të jetë pjesë e grupit.

“Ndeshjet e fundit janë shumë të forta. Kampionati është mbyllur, Tirana e ka mbyllur sa i përket pikëve. Sot është ndeshje shumë e fortë, më ka lënë shije të hidhur ndeshja me Egnatian, ishte një ndeshje që duhej fituar. Kemi kritika për mënyrën se si u anulua goli, arbitri nuk iku ta shohë.

Të shohim përpara, jemi në treshe. Tani kthehemi në fushën tonë, me 23 do luajmë me Laçin në fushën tonë, është çështje e mbyllur. Sezoni i katërt që shtegtojmë, i kemi marrë me radhës gjithë fushat e Shqipërisë. Lodhje e madhe, ka ndikuar, por tre barazime radhazi janë shumë. Po fituam sot jemi në rrugën e duhur, por Kastrioti është lart në tabelë, fitoi me Vllazninë.

Longo? Duhet të ketë rezultate që të konfirmohet. Objektivi ynë është pjesëmarrja në Europë. Nuk kemi siguruar asgjë, t’i konsiderojmë si finale këto tetë ndeshje. Longo dhe stafi duhet të punojnë fort, konkurrenca në Europa është e madhe. Nuk duhet të bëjmë hap pas, t’i fitojmë ndeshjet një nga një. Do vazhdojmë, vitin tjetër do synojmë titullin kampion”, deklaroi Gjici për “Supersport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online