“Stadiumi i Kamzës nuk do të prishet”! Armand Duka: Superiorja të nisë në maj, i kërkova ndihmë Metës

Nga Klaudio Ndreca

Armand Duka ka pasur një takim me presidentin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme, Ilir Meta. Kreu i FSHF ka kërkuar ndihmë në këtë instancë, që shteti të hidhte sytë edhe nga futbolli. Kjo pasi deri më sot nuk po vinte ende një përgjigje nga ana e Qeverisë, sa i përket diskutimeve për rikthimin në stërvitje dhe më pas për të zhvilluar takimet.

Menjëherë do të vinte edhe përgjigja nga Ministrja e Shëndetsisë pas takimit që u bë në mëngjesin e sotëm, duke i kërkuar FSHF-së grupin e posaçëm të punës, për të diskutuar rreth zgjidhjes së mundshme të kësaj situate dhe mundësisë për rifillimin e kampionatit. Armand Duka ka qenë i ftuar në “Ora News”, atje ku përpos temës së përfolur kaq shumë në këto ditë, ka shpresë se stadiumi i Kamzës nuk do të prishet, pasi kjo është kundra ligjit.

”Edhe pas kërkesave tona të njëpasnjëshme në mënyrë institucionale drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, deri më sot nuk kemi pasur një përgjigje zyrtare se kur mund të diskutohet apo se kur mund të ketë një datë se kur mund të rifillojë futbolli në Shqipëri, apo dhe sportet e tjera. Për këtë kam kërkuar edhe ndihmën e presidentit, kam pasur një takim sot me presidentin. I kam paraqitur protokollin që kanë përgatirur specialistët Federatës Kombëtare të Futbollit për mënyrën se si mund të organizohen ndeshjet si dhe për të kërkuar mbështetjen e tij për rifillimin e futbollit. Në gjykimin tonë, futbolli, stërvitja dhe aktivitetet nuk janë në nivel risku të lartë për shoqërinë shqiptare, madje janë me më pak rrisk se aktivitetet e tjera që janë liberalizuar apo që kanë filluar në Shqipëri.

Sot kemi pasur një lajm të mirë, kemi pasur një reagim nga Ministrja e Shëndetësisë, ka dërguar një shkresë në federatë ku na kërkon një grup specialistësh për të diskutuar datat e rihapjes. Ja kemi dërguar me urgjencë përgjigjen dhe tani presim se kur do të ketë një datë sa më shpejt. Shqipëria nuk ka asnjë aryse që mos ta përfundojë  kampionatin sepse ne nuk kemi pasur një nivel të lartë të përhapjes së virusit. Kurba te ne është e sheshtë dhe risku është më i vogël. E mira është që ne të rikthehemi në kohë dhe të fillojmë me kushte të përshtatshme. Uroj që ne ta kemi këtë dritë jeshile para fundit të majit për të filluar aktivitetin. Pra javën e ardhsme fillojmë stërvitjen, dhe në fundit të majit të rifillojmë aktivitetet sportive.  Kjo do të bëjë që ne të përfundojmë kampionatin në datat e përcaktuara nga UEFA para fundit të korrikut ose brenda 3 gushtit.

Stadiumi i Kamzës do të prishet? Shpresoj të jetë thashethem, nuk do të prishet. Kjo është komplet kundër ligjit, nuk mund të ndërrosh një ambient sportiv për qëllime të tjera. Unë kam dëgjuar edhe kryetarin e Bashkisë Kamzës sot në një emision televiziv dhe tha se nuk është e vërtetë, pra se nuk do të shembet stadiumi i Kamzës. Do të ishte kundër ligjit”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online