Derbi edhe jashtë fushe/ Interi thumbon Milanin, i kujton përmbysjen e madhe me vetëm një foto

Interi ka ndryshuar nën drejtimin e Kontes, duke u bërë më luftarak këtë sezon në Serie A. Rezultatet kanë qenë pozitive për zikaltrit, të cilën së bashku me Lazion kanë qenë konkurentët kryesorë të Juventusit këtë vit. Ndërkohë dhe pse futbolli është ndërprerë prej dy muajsh, rivalitetet mes ekipeve të futbollit nuk shuhen, sidomos kur bëhet fjalë për derbi. Këtë herë është klubi i Interit ai i cili thumbon “armiqtë” më të mëdhenj të të njëjtit qytet, Milanin.

Faqja “Twitter Sports“ ka bërë një postim ku shkruan “përmbysja më e madhe“, që më pas ka marrë edhe një përgjigje nga zikaltrit. Këta të fundit kanë shpërndarë një foto nga derbi i Milanos i luajtur këtë sezon, të cilin e fituan me shifrat 4-2. Madje duke e arritur këtë kthesë të çmendur ne pjesën e dytë të ndeshjes, pasi e para ishte mbyllur me rezultatin 0-2 për “djajtë“. “Thjesht po e lëmë këtë këtu“, shkruan faqja zyrtare e Interit në rrjetin social “Twitter“, ndërsa tregon foton e shkëputur nga momenti i golit në derbi për t’i kujtuar Milanit atë natë që ndoshta do të donin ta harronin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online