“Stadiumi është i bukur”, konferenca e Murinjos: Shqiptarët e meritojnë finalen për rritjen e tyre

Zhoze Murinjo është paraqitur pak minuta më parë në konferencën për shtyp në prag të finales së Ligës së Konferencës. Trajneri i Romës ka shpjeguar se fryma pro skuadrës së tij në Shqipëri vjen për shkak të Kumbullës. Kjo pasi nëse verdhekuqtë fitojnë finalen, atëherë një shqiptar do të ngrinte Kupën në qiellin e “Air Albania”-s.

“Ekziston një ndjenjë pro Romës, sepse ne kemi një lojtar shqiptar dhe mendoj se është normale. Nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën dhe kjo ka një kuptim. Kam luajtur një Superkupë Europiane në Maqedoninë e Veriut, ishte Manchester United-Real Madrid, ishte e mrekullueshme në atë vend në një qytet  në festë me një rast unik. Për Tiranën them të njëjtën gjë, për ta si vend është një moment i rëndësishëm. Një moment që e meritojnë si vend për rritjen e tyre. Stadiumi është shumë shumë i bukur, për të ardhur keq që është shumë i vogël sepse kapaciteti i tij nuk gëzon shumë tifozë. Jam i lumtur që luaj këtu”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *