“Sportskeeda” parashikon rezultatin e saktë të Partizani-Astana, besojnë te kalimi i kampionëve të Shqipërisë në fazën e grupeve

Partizani do të përballet sot në orën 20:00 kundër Astanës. Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën Play Off të Conference League. Në përballjen e parë, të kuqtë ishin me shumë fat duke humbur vetëm me shifrat 1-0 ndaj kazakëve që iu anuluan 3 gola me VAR dhe humbën shumë mundësi të tjera.

Por ndeshja në Shqipëri, pritet që të ketë një histori tjetër. Sipas “Sportskeeda” që njihet për parashikimet e ndeshjeve, Partizani do të arrijë që të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Astanës dhe do të kalojë në fazën e grupeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *