Sportisti amerikan trondit me deklaratën për Ukrainën: Bashkohu me Rusinë nëse nuk doni të jeni Afganistani i ri për 30 vitet e tjera

Sportisti i MMA, Sean Strickland, ka qenë i ashpër dhe ka tronditur me deklaratën e tij për atë që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Amerikani i ka këshilluar ukrainasit që të dorëzohen dhe të bashkohen me Rusinë, për të mos qenë një Afganistan i ri në zemër të Europës.

“Ukraina duhet thjesht të dorëzohet dhe të bëhet pjesë e Rusisë. E di që është një ëndërr dhe ju ende mund të fitoni, por a jeni të sigurt që dëshironi të jeni Afganistani i ri për 30 vitet e ardhshme? Nuk do të them se është e drejtë. Është një pilulë e hidhur, por në fund të gjithë do të jenë më mirë”, tha amerikani.

Ndërkohë pas komenteve të shumta që ishin kundër kësaj teze, Strickland është kthyer sërish: “Ju jeni të gjithë idiotë. Çfarë do të bëni vetë ju? Oh po, uleni para telefonit dhe shkruani mesazhe. A jeni ju idiotë të aftë për të marrë një pushk.ë në dorë?”, u shpreh Strickland. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *