Polakët “dorëzohen” dhe e krahasojnë Armando Brojën me idhullin e tyre: Duhet ta pranojmë, i ngjan pak Lewandowski-t

Jehona e Armando Brojës është e jashtëzakonshme teksa sulmuesi shqiptar është emri i parë nga lojtarët e Kombëtares që përflitet në mediat ndërkombëtare. Këtë herë vëmendje e madhe i jepet në Poloni, nga media prestigjoze “Goal”. Kjo e fundit i ka kushtuar një shkrim të gjatë Brojës, ku nuk mungojnë komplimentet që tanimë janë të mësuara përmendësh nga tifozët shqiptarë.

Theksi vendoset në faktin sesi një lojtar i gjatë dhe me përmasat e Brojës, ka shpejtësinë e madhe dhe shkathtësinë për të lënë mbrapa kundërshtarët në Premier League. Por interesante është mënyra sesi mbyllet shkrimi, teksa polakët “dorëzohen” duke e krahasuar xhevahirin tonë me idhullin e tyre, Lewandowski.

“West Ham nuk është i vetmi klub që po vëzhgon me vëmendje veprimet e Brojës. Të gjithë situatën po e ndjekin edhe të dërguarit e Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, duke pasur parasysh talentin e 20-vjeçarit. Madje disa media gjermane e shohin atë si një zëvendësues ideal për Robert Lewandowski. Na duhet të pranojmë që përmasat e Brojës i ngjajnë pak Lewandowski-t, por duhet të punojë ende për precizionin e lartë para porte”, shkruhet në media. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online