Spikati me Luftëtarin, katër oferta në tavolinë

Dimitris Koconis ishte një nga afrimet e Luftëtarit në merkaton e janarit. Mbrojtësi qendror ishte një nga pikat e forta të formacionit bluzi dhe me paraqitjet e bëra ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Në mediat e vendit fqinj raportohet se është kontaktuar nga Panaçaiki.

Ish-klubi i tij i ka bërë një ofertë dhe ia ka bërë të qartë se ai është objektivi kryesor i tyri për mbrojtjen. Koconis, i cili debutoi me një gol mjaft të bukur ndaj Laçit, ka oferta edhe nga Superiorja, teksa thuhet se janë dy klube që e duan.

Emrat nuk bëhen të ditur, sikurse as klubi qipriot që e do. Mbrojtësi 30-vjeçar në Superiore u aktivizua në 14 ndeshje si titullar dhe me shumë mundësi nuk do të rikthehet më te Luftëtari. Sikurse dihet, në kampin bluzi problemet financiare nuk kanë qenë të pakta, ndaj edhe shumë prej lojtarëve kanë vendosur ta vazhdojnë karrierën gjetkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online