Feronikeli u eliminua nga Slovan Bratislava nga Europa League, eliminim që solli dhe largimin e trajnerit Zekerija Ramadani. Pas njoftimit për mbylljen e bashkëpunimit mes dy palëve, klubi i Feronikelit pranoi se trajner i ri i skuadrës do të jetë një i huaj.
Gjithsesi, kjo gjë nuk i ka ndaluar mediat vendase që të spekulojnë për pasuesin e Ramadanit dhe emri më i përfolur ishte ai i Bilbil Sokolit. Pas shumë spekulimeve, klubi i Feronikelit nuk ka duruar më dha ka lëshuar një deklaratë zyrtare:
KF Feronikeli hedhë poshtë spekulimet e mediave kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bilbil Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të.
KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij.
Lusim mediat se para se të plasojnë lajme të marrin informacione nga klubi i cili është i hapur për të gjithë të interesuarit.