Specialistët në Gjermani impresionohen nga skema e Maqedonisë së Veriut: Taktikisht e vr.anë Portugalinë, do ndodhte si në Palermo me Italinë nëse…

Analistët më të mirë të futbollit gjerman, pjesë e “Bild” dhe “Sport1”, në analizën e finales së Play Off të Botërorit 2022 mes Portugalisë dhe Maqedonisë theksojnë se skuadra maqedonase edhe një herë ka befasuar me organizimin taktik në ndeshjen e cila mund të përfundonte krejtësisht ndryshe nëse nuk do të ishin gabimet individuale të individëve në radhët e Maqedonisë.

Sipas analizave, Maqedonia vendosi një skemë me presion të lartë, mbrojtje për të neutralizuar mesfushën portugeze 40 metra para portës, kështu që vendasit në pjesën e parë ishin kryesisht pa ide në sulmin ndaj portës së mbrojtur nga Stole Dimitrievskit.

“Maqedonia taktikisht e ‘vra.u’ plotësisht Portugalinë. Duke parë atë presion të lartë, pozicionin e mbrojtësve edhe në 35-40 metra, është e qartë se skuadra maqedonase i ndjek trendet moderne të futbollit dhe jo më kot ka arritur deri këtu.

Nëse nuk do të ishte gabimi i Ristovskit në pjesën e parë, mund të kishim ndjekur një ndeshje tjetër si në Palermo, sepse ishte e qartë se portugezët e kishin të pamundur për të përmbushur dëshirën e tyre në ndërtimin e një aksioni të rrezikshëm”, shkruhet në analizë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online