Sadiku hedh pas krahëve zhgënjimin me Kombëtaren, prezantohet te klubi i ri

Kombëtarja zhgënjeu të gjithë tifozët shqiptarë mbrëmjen e djeshme, teksa humbën në “Air Albania“ kundër një rivali si Lituania, që shihej si i dobët në letër. Megjithatë Armando Sadiku duket se ka vendosur ta hedhi pas krahëve këtë zhgënjim dhe është nisur menjëherë drejt Turqisë.

Aty e priste pikërisht kontrata me klubin e ri. Sulmuesi shqiptar është prezantuar në radhët e Erzurumsporit, ekip në të cilin do të luajë për 2 vitet e ardhshme. Është vetë presidenti i klubit turk ai që shpërndan momentet nga çasti kur Sadiku hedh firmën në kontratë. Erzurumspor është pjesë e elitës turke dhe e sheh lojtarin e Kombëtares kuqezi si njeriun e duhur për repartin e tyre sulmues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online