Spaleti me mesazh të koduar për drejtuesit

Trajneri i Interit Luciano Spaleti duket se nuk është i kënaqur nga merkato dhe u ka dërguar një mesazh drejtuesve, ku dhe pse nuk përmenden emra, gjithçka është e qartë: “Vitin e shkuar kur më thatë që nuk kishim lojtarë mjaftueshëm, unë thash se kishim. Tani jemi duke punuar dhe nuk kemi mbaruar ende”, ishte mesazhi për drejtuesit, që nënkuptim se duhet me çdo kusht të afrohet Versaljkos, por dhe të tentohet Vidal.

Më pas numri 1 i stolit zikaltër flet dhe për merkaton deri më tani, duke theksuar se idetë janë të qarta: “Drejtori sportiv po punon dhe ne e kemi diskutuar gjithçka në fillim të përgatitjeve, pasi kur jemi takuar kemi folur se çfarë na duhet për sezonin e ri. Ditët kalojnë dhe merkato po vjen drejt fundit e bashkë me të ndryshojnë dhe situatat. Lojtarët shohin mundësinë që mund të mos luajnë dhe kërkojnë një mundësi të re”.

I pyetur për dy emrat konkret që përfliten për merkaton e Interit, tekniku u shpreh: “Versaljkos? Ne kemi nevojë që të dublojmë çdo pozicion dhe mund të them se na duhen 23 lojtarë. Vidal? Për të nuk kemi çfarë të themi si brenda fushe ashtu dhe jashtë saj. Ju dini gjithçka për këto dy emra”.

Versaljko është në pronësi të Atletikos së Madridit dhe mundësia e huazimit me të drejtë blerje nuk pranohet, ndaj skuadra nga Milano duhet të bëjë një sforco financiare, për ta paguar menjëherë shifrën e kërkuar nga spanjollët, për të siguruar shërbimet e kroatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online