Interi është kthyer, brenda një nate në derbi ka rimarrë vendin e tretë, ka rigjetur lojën dhe ka përzënë fantazmat.
Meritë ka natyrisht trajneri Luçiano Spaleti, i cili ka ringjallur një ekip të tronditur nga eliminimi në Europa League dhe të shkatërruar psikologjik ishit nga problemet e brendshme.
Pas ndeshjes Spaleti foli për Sky Sport: “Kur luan keq dhe del nga Europa League, duhet patjetër të sqarosh çfarë ka ndodhur dhe të lësh pas problemet. Duhet të marrin fund mendimet, analizat, diagnozat e asaj që ndodhi në Europë. Skuadra ndoqi një tjetër rrugë këtë radhë” .
Vesino ishte super: “Ka këmbë dhe depërton me lehtësi, ishte protagonist. Ai luan në mbrojtje e sulm dhe bën 14 km për ndeshje”.
Paraqitja e Interit ishte thuajse perfekte: “I duhet thënë bravo Lautaros për penalltinë. Edhe Politnao, Perisiç, të gjithë Bravo, sepse kaluan vështirësitë. Bëmë edhe gabime, si në rastet e golave, e vërtetë, por nuk mund të jemi perfektë”.
Komplimente edhe për Milanin: “Luajti futboll re bukur dhe nisej favorit. Nuk ishte e lehtë të zbrisje në fushë dhe të luaje topin. Gatuzo duhet të jetë i kënaqur nga loja, të dyja palët e nderuan bukurinë e futbollit dhe të derbit” .
Lautaro Martinez është shpresa e madhe zikaltër: “I zoti, në shumë aspekte, ka shumë personalitet. E sheh në sy dhe e kupton qe nuk ka frikë nga asgjë. Kemi gjetur sulmuesin e fortë që mund të na shërbejë për të ardhmen”.