Spaleti firmos me Interin dhe “dëbon” Perisiç!

0

Luçiano Spaleti ka firmosur. Pas dy ditësh takime në Kinë, ka ardhur edhe marrëveshja. Ish-trajneri i Romës ka vendosur që ta rinisë aventurën e tij në stol nga zikaltërit, duke qëndruar në Serinë A dhe duke besuar te projekti i Suning, që caktojë merkaton, edhe pse në fillim duhet të sakrifikojë një “big” dhe i duhuri, në këtë rast, pritet të jetë Perisiç, për të cilin Junajtidi ka gati ofertën 50 -55 mln euro. Edhe Spaleti e ka pranuar se “nëse ka dëshirë të largohet, atëherë s’e mbajmë dot. Dua njerëz që e duan këtë fanellë dhe janë të lumtur këtu”. Murinjo ka kontaktuar me kroatin dhe është gati hapësira për të në “Old Trafford”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.