Anglia u mposht në sfidën e zhvilluar në “Wembley” përballë Spanjës me rezultatin 1-2, duke e nisur me humbje Nations League. Garet Sauthgejt, trajneri i kombëtares angleze, ka lëshuar alarmin dhe tregon se çfarë i mungon Anglisë. Një futbollist i talentuar dhe lider, i aftë për të tërhequr ekipin nëpërmjet teknikës dhe karizmës së tij.
“Na nevojiten lojtarë të talentuar. Kemi nevojë për një Gaskonj të ri. Lojtari i vetëm i talentuar që kam parë në jetën time ishte Pol Gaskonj.
Na mungon një lojtar që mund të marrë topin, të avancojë, sulmojë, driblojë kundërshtarët dhe të mbajë presionin”, komenton trajneri 48-vjeçar, i cili zhvilloi një Botëror pozitiv me “Tre Luanët”, duke dërguar kombëtaren në gjysmëfinalet e kompeticionit më të madh futbollistik në botë.