Sot vjen mbrëmja e Armando Brojës në Champions League, koha për të parë Chelsea nën drejtimin e trajnerit të ri

Chelsea do të luajë të mërkurën ndeshjen e dytë në grupet e Uefa Champions League, ku do të përballet me Salzburg në “Stamford Bridge”. Blutë e Londrës vijnë nga një humbje me Dinamo Zagreb dhe do të kërkojnë me patjetër fitoren ndaj austriakëve.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e trajnerit të ri Poter nën drejtimin e Chelsea-t. Armando Broja shpreson në një mundësi nga trajneri i ri për të treguar talentin e tij në arenën ndërkombëtare. Sulmuesi shqiptar ka besimin e presidentit të klubit dhe është detyra e teknikut të ri të bluve për ta vënë në praktikë këtë dëshirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online