Gazetarja tha se do të pozonte pa asgjë nëse fitohej 3-0, 8 milionë njerëz “digjen” nga Bayern-Barcelona

Gazetarja italiane Diletta Leotta konsiderohet më e pëlqyera në fushën e saj. Bukuroshja prej vitesh po ndërton emrin e saj në të gjithë Italinë dhe Evropën dhe fakti që tetë milionë e gjysmë njerëz e ndjekin në Instagram tregon se sa shumë e duan njerëzit.

Ajo pak ditë më parë tronditi publikun duke deklaruar se është gati të heqë bluzen nëse ndodh një rezultat i papritur në Champions League.

Italianja premtoi se do të pozonte pa asgjë mbi të nëse Barcelona feston ndaj Bayernit në Allianz Arena me tre e më shumë gola diferencë, gjë që realisht ishte e vështirë të pritej.

Menjëherë pasi gazetarja u deklarua, fansat janë vërshuar në profilin e saj në Instagram dhe e kanë mbushur me mijëra komente.

“Barcelona, ??ju lutem mundeni Bayernin”, “A jeni gati?”, “Barcelona fiton!”, “Hajde Barca!”, “Barca 3-0” ose “Erdhi dita, unë mbështes Barcelonën për herë të parë. “, ishin disa nga komentet.

Mirëpo, në fund, tetë milionë e gjysmë ndjekës të saj në Instagram u zhgënjyen, duke qenë se Bayern fitoi 2-0 mbrëmë ndaj të zgjedhurit të Xavi Hernandez.

Historia mbetet e pandryshuar, Barcelona nuk ka festuar kurrë në Mynih dhe tifozët do të duhet të presin largimin e Dilettës, nëse do të ketë një mundësi tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online