“Sot u ktheva në shtëpi”! Allegri-n e pyesin se çfarë ndryshon nga koha te Juventusi: Jam dy vite më i vjetër

Rikthimi i Allegrit tek Juventusi ka bindur tifozët e kësaj skuadre se drejtuesit kanë në plan një projekt serioz për të fituar në vitet e ardhme. Mungesa e eksperiencës së Andrea Pirlos si trajner bëri që bardhezinjtë të binin nga froni pas 9 vjetësh, dukë ia lënë vendin Interit. Trajneri italian u përgjigj disa mediave vetëm disa minuta më parë, duke theksuad se është mjaft i lumtur që u kthye në shtëpi.

“Sot u ktheva në shtëpi… Çfarë Allegri do të gjejmë? Dy vjet më të vjetër”, fjalët e trajnerit të raportuara nga La Gazzetta dello Sport. Kujtojmë që rikthimet nuk kanë qenë asnjëherë te suksesshme. Kaka dhe Shevçenko nuk arritën të gjenin formën e tyre pas rikthimit të Milanit. Edhe trajneri i Realit të Madridit, Zidane dështoi të fitojë Champions League, pasi mori dhe njëherë drejtimin e madrilenëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online