Sot prek për herë të dytë gjysmëfinalen e Botërorit, dikur Duro e shkarkonte Daliçin nga stoli i Dinamos

Zlatko Daliç po bën për të dytën herë mrekullinë me Kombëtaren kroate. Trajneri i Kroacisë eliminoi Brazilin mbrëmjen e sotme dhe shkon për të dytën herë radhazi në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Një sukses i jashtëzakonshëm, që e ka futur historinë e futbollit botëror.

Por rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, teksa dikur karriera e ka sjellë edhe në Shqipëri. Daliç drejtoi Dinamon në periudhën 2008-2009. Një aventurë e shkurtër që përfundoi pas humbjes në derbin me Partizanin.

Në krye të të kuqve qendronte një nga trajnerët më të mirë të Shqipërisë, Shpëtim Duro. Ky i fundit fitoi duelin e tij me nënkampionin e botës dhe pas asaj ndeshjeje Dinamo shkarkon Daliçin për të emëruar më pas Shkëlqim Muçën. Duke marrë përpara sysh arritjet e Daliçit me Kroacinë, ajo fitore në vitin 2009 merr një vlerë dyfish më të madhe për Shpëtim Duron, që ka ditur të thurë strategji fituese ndaj kujtdo kundërshtari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online