“Dalim ne nga Tirana dhe japim mend botës për trajnerin e Brazilit”! Sulçe e mendon ndryshe: Çfarë faji ka Tite se çmenden lojtarët?

Eliminimi i papritur i Brazilit në çerekfinale nga Kroacia ka ngjallur diskutime në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV”. Ilirjan Cara është shprehur se nëse do të ishte ai në vend të trajnerit Tite nuk do të dinte çfarë duhej për t’u shpallur kampion. E menjëhershme ka qenë replika e prezantuesit të emisionit, Altin Sulçe, i cili ka nxjerrë në pah natyrën e shqiptarëve për të kritikuar gjithnjë më të mëdhenjtë e futbollit.

“Kur thonë shqiptarët: ’24 orë më lër mua Kryeministër, a e di si e bëj këtë vend?!’ Edhe kjo deklarata jote kështu ishte, më lër vendin e Tites. Po mirë, nuk di ai që dalim ne i japim mend që këtu nga Tirana? Domethënë gjithë ai Brazil, gjithë ata trajner, gjithë ata specialistë… Atë  kot nuk e kanë vënë. Dalim ne këtu dhe i jam mend gjithë botës: ‘Po të jem unë…’. Pse, çfarë gabimi bëri ai? 1-0 ishte ndeshja, edhe 10 minuta (duheshin). Se shkojnë ata çmenden, dalin 7 vetë para dhe lënë 3 mbrojtësa kur është 1-0 ndeshja, çfarë faji ka ai? ”, ka thënë Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online