Sot feston datëlindjen, Gurishta: I thashë djemve për dhuratën, vetëm të fitonim me Skënderbeun

Superiorja po mbërrin në javët e fundit të saj dhe lufta për titullin kampion vazhdon që të mbetet e ndezur, ndërsa pronari i vendit të parë ndërron shpeshherë emër. Këtë herë është Vllaznia që merr sërish kryesimin pasi mundi në shifrat 2-1 Skënderbeun. Me trajnerin Memelli, korçarët kanë ndërruar tërësisht fytyrë.

Goli i parë i takimit do të vinte nga Elvi Berisha në minutën e 25 pas gabimit të Adilit. Por siç ka ndodhur shumë herë në këto ndeshje, trajneri Brdariç e ka gjetur vaksinën për të kuruar rezultatet negative me goditjet standarte.

Si në golin e Shehit në barazim dhe te Dilver për ta dërguar rezultatin në 2-1, golat erdhën nga loja e ndaluar. Nga ana tjetër trishtimi është i madh në Korçë pasi është rikthyer seriozisht makthi i Kategorisë së Parë. Kjo pasi Bylisi fitoi në minutën e fundit ndaj Apolonisë edhe pse luajti me një lojtar më pak nga minuta e 80 pas ndëshkimit me të kuq të Spahiut. Goli i fitores do të vinte në minutën e 91 nga Beji.

Sa i përket ndeshjes mes Kastriotit dhe Laçit është mbyllur në barazim pa gola me kurbinasit që i largohen më tepër vendit të parë. Në këtë përballje Nuabueze do të tradhtonte sërish Duron pasi u ndëshkua me karton të kuq vetëm pas 7 minutash nga aktivizimit në të 75, falë ndërhyrjes së gabuar kundër Nezirit. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Gurishta (Vllaznia): “Jemi kthyer në atë optimizmin e plotë nga rezultatet pozitive. Jemi shumë të lumtur që po arrijmë të fitojmë. I kisha thënë çunave se ndeshja sot do të ishte më e vështirë se ajo me Tiranën. Dhurata për datëlindjen time? Po, i thashë djemëve vetëm të fitojmë sot, këtë doja si dhuratë dhe festojmë në mbrëmje”.

Brdariç (Vllaznia): “Të sqarojmë pak situatën. Nuk luajtëm ndaj një ekipi që i ka humbur të gjitha ndeshjet, po luanim ndaj Skënderbeut. Ata po kërkojnë që të mbijetojnë. U kthyem pak mbrapa në mbrojtje dhe i pritëm. Kam disa kritika për lojtarët dhe kemi fituar disi me fat. Por në fund fituesi nuk kritikohet. Unë kam besim te ekipi im që do të fitonte ndaj Skënderbeut si në Kupë dhe finale. Gabimi i Adilit? Ne po zhvillohemi, i lejojmë lojtarët që të shprehen në fushë dhe mësojmë nga gabimet. U tregua i pamatur në atë momentin e golit të pësuar, por e ka kuptuar”.

Duro (Laçi): “Kisha shpresa te Nuabueze, bëri veprim të papërgjegjshëm. Mirë që nuk na ka ndihmuar, por edhe na ka dëmtuar gjithë sezonin. Shumë i papërgjegjshëm. Nuk dua ta diskutoj më. E thashë shqip që mirë që nuk na ka ndihmuar, por edhe na ka dëmtuar. Në aspektin e lojës nuk kam se çfarë të them për skuadrën. Krijuam 3-4 raste dhe kjo është shumë ndaj një ekip që rri gjithmonë në mbrojtje”.

Memelli (Skënderbeu): “Kemi bërë ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë ishim të kujdesshëm dhe e morëm golin shumë shpejt pasi shënuam. Pas golit të dytë kemi reaguar më tepër. Jam shumë i zhgënjyer për mënyrën sesi humbëm. Mund të qëlloj që një ekip të dominojë dhe unë nuk kam parë në këto javë që të na dominojë ndonjë ekip me goditjet në portë dhe vlerë të lojës. Meritat i shkojnë edhe Vllaznisë që u mbrojt me shumë forca. Përgjegjës jam edhe unë që hedh lojtarët në fushë, por dy gabime individuale kanë ndikuar për humbjen”.

Dovedan (Bylis): “Kur do ta fitosh ndeshjen është gjithmonë shumë e vështirë. Ne duhet të tregohem serioz deri në fund”.

Kamarata (Apolonia): “Më vjen shumë keq për lojtarët e mi pas ndeshjes jo të mirë pas Vllaznisë. U treguan vërtet burra këtë herë. Nëse kishte një ekip që duhej të fitonte te Bylis-Apolonia ishte Apolonia. Ne duhet të vazhdojmë që të japim maksimumin dhe nuk duhet të largohemi nga Superiorja kështu. Luajmë me dy standarte? Ndaj Vllaznisë i kishim të dëmtuar lojtarët dhe ky ishte problemi ynë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online