“Sot është një ditë që ia vlen të jetohet”, Ançeloti zbulon ku e gjen motivimin për sukses: Është spektakolare të jetosh një ditë para ndeshjes

Karlo Ançeloti i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në prag të sfidës kundër Bajernitt ë Mynihut. Trajneri i Realit të Madridit ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarët, teksa është shprehur se në ndeshjen e parë gjermanët zhvilluan një paraqitje më të mirë. Sa i përket motivimit për sukses, Ançeloti është shprehur se janë ditë si kjo e sotmja ato që e shtyjnë të ecë përpara.

“Është një klub që ka një traditë të madhe, një historië të madhe. Kanë shumë suksese në Ligën e Kampionëve. I kemi respektuar. Mendoj që në gjysmëfinale duhet ta respektosh kundërshtarin, gjithashtu edhe për faktin se kanë bërë shumë mirë në ndeshjen e parë. Madje, edhe më mirë se ne.

Çfarë më shtyn pas gjithë sukseseve të arritura? Sot është një ditë që ia vlen të jetohet. Je përpara finales me të gjithë iluzionin e botës. Ky është një motivim i madh për të qenë protagonist, për të jetuar një ditë si e sotmja. Është spektakolare të jetosh një ditë si e sotmja. Të jep shumë motivim”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/