“Sot është ditë historike për futbollin shqiptar“, Duka flet për inagurimin e “Kukës Arena”: Gjici bëri qeverinë të kthente sytë nga Kukësi

Armand Duka ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në inagurimin e stadiumit “Kukës Arena“. Kreu i FSHF-së ka folur për mediat përpara nisjes së takimit mes Kukësit dhe Laçit, duke e cilësuar si hisotirke ditën e sotme. Por investimet nuk do të ndalen me kaq, pasi presidenti Duka premton se do të ketë ende më shumë për t’u bërë në futbollin shqiptar.

“Sot është një ditë historike për futbollin shqiptar, sepse inaugurojmë një vepër madhore. Sot kemi plot katër stadiume me standarde falë një bashkëpunimi të mirë me Qeverinë. Do doja të falenderoj Kryeministrin dhe ministren për investimin në futboll. Do doja të falenderoja edhe Kryetarin e Bashkisë së Kukësit dhe Presidentin e nderit të Kukësit, pasi e bëri qeverinë të kthente sytë nga Kukësi.

Kjo vepër e sotme është në prag të një eventi shumë të madh që ne do të kemi në Tiranë, siç është finalja e Conference League, një moment historik për futbollin shqiptar. Uroj që futbolli shqiptar të ecë dhe siç ishim pjesë e Euro 2016 të vijojmë dhe më tej, padyshim që është bërë shumë, por duhet bërë ende edhe më shumë”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online