“Sot e kanë mendjen te xheli dhe stilimi i mjekrës”, Patushi flet për derbin Tirana-Partizani

Sajmir Patushi, ish-futbollisti i bardhebluve, ka folur për derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Në intervistën e dhënë për “Fax Sport”, Patushi konfirmon edhe njëherë faktin se derbi ka një histori më vete që nuk lidhet me formën e ekipeve në ndeshjete fundit. Kur bën krahasimin me kohët e shkuara dilet në përfundimin se lojtarët e sotëm e kanë mendjen te xheli dhe stilimi i mjekrës.

“Statistikat në derbi janë vetëm në letër, nuk ka pasur kurrë favorit në një derbi. Tirana është disi më mirë për shkakun e fitoreve në tre takimet e fundit, ndërsa Partizani ka vuajtur më tepër. Por derbi është një histori tjetër dhe nuk ka një ekip më të mirë apo më të keq.

Tirana e atëhershme me këtë të sotmen? Nuk kanë të përbashkëta, ishin kohë të tjera. Jo vetëm Tirana, por edhe ekipet e tjera atëherë, ne nuk iknim nga stadiumi me geta të bardha. Pa ofenduar, por sot e kanë mendjen te xheli dhe se kush e ka stiluar më mirë mjekrën. Pra është e gjitha te spektakli. Atëherë ishte një histori tjetër. Të përfundojë derbi me një ose dy kartona është absurde”, ka thënë Patushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online