“Kështu dështoi oferta e Fenerbaçes për mua”, Selmani: Dua të jem gjithmonë pjesë e Shqipërisë

Gentian Selmani ka zbuluar për mediat turke prapaskenën e ofertës së mbërritur nga Fenerbace për të. Portieri shqiptar ishte gati që të kalonte te gjigandët turq, por asgjë nuk u konkretizua pasi në këtë ekip u ndërrua trajneri. Aktualisht pjesë e Boluspor pas kalimit nga Menemespori, Selmani ka thënë se dëshiron që të jetë gjithmonë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

“Kam marrë një ofertë nga Boluspor në një moment që kisha telashe me Menemensporin. Kontrata po më përfundonte atje dhe për këtë arsye zgjodha që të pranoja kalimin. Nuk është e lehtë që të luash në ligën e parë turke pasi ka lojtarë shumë të mirë. Prioriteti im është që të bëjë mirë te Boluspori, të luaj në elitën e futbollit turk dhe të jem pjesë gjithmonë e Shqipërisë.

Më ka ardhur një ofertë edhe nga Fenerbace. Oferta ka mbërritur te klubi ynë dhe kishte negociata me Menemesporin. Por nuk u konkretizua për shkakun se Fenerbace ndërroi trajnerin dhe unë nuk mund të kaloja dot atje”, ka thënë Selmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online