Sot drejt Elbasanit, seanca e fundit në stadium

Klubi korçar ka zbardhur dje axhendën për ditën e sotme, 24 orë para ndeshjes me Mlada Boleslavin. Si ekip pritës, korçarët janë kujdesur deri në detaje jo vetëm për takimin e nesërm, por edhe për axhendën e miqve një ditë para ndeshjes. Sot është parashikuar që Mlada të mbërrijë në Shqipëri, ndërsa korçarët nga ana e tyre e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme në Korçë, duke shfrytëzuar freskinë e këtij qyteti. Sot, në orën 11:00, autobusi i Skënderbeut do të niset drejt Elbasanit, ndërkohë që hotelet janë ndarë. “Univers” do të jetë hoteli për Mladën, ndërkohë që Skënderbeu ka zgjedhur hotel “Imperial”, duke shpresuar që t’i sjellë fat. Trajneri Daja sot ka planifikuar edhe seancën e fundit stërvitore, që do të zhvillohet pas asaj të Mladës dhe sigurisht që korçarët janë pak më të avantazhuar, pasi do të stërviten në orarin e ndeshjes së nesërme. Juglindorët do të mbyllin sot përgatitjet njëjavore me seancën e fundit në Elbasan. Ja dhe axhenda e sotme për të dyja skuadrat:

Axhenda e sotme për Skënderbeun dhe Mladën

Skënderbeu

Ora 11:00 Nisja nga Korça drejt Elbasanit

Ora 13:30 Mbërritja në Elbasan, akomodimi në hotel “Imperial”

Ora 19:00 Mbërritja në stadiumin “Elbasan Arena”

Ora 19:30 Konferenca për shtyp, trajneri Ilir Daja

Ora 20:00 Starti i stërvitjes

Ora 21:00 Kthimi në hotel dhe analizë me video Mlada

Mlada Boleslav

Ora 10:00 Mbërritja në aeroportin “Nënë Tereza”

Ora 13:00 Akomodimi në Elbasan, në hotel “Univers”

Ora 18:00 Mbërritja në stadiumin “Elbasan Arena”

Ora 18:30 Konferenca për shtyp, trajneri dhe një futbollist

Ora 19:00 Stërvitja e fundit në stadium

Ora 20:00 Përfundimi i stërvitjes, kthimi në hotel

Skënderbeu – Mlada Boleslav 3 gusht 2017, ora 20:00

Stadiumi “Elbasan Arena” Kapaciteti: 12.000 vende

Temperatura: 30 gradë

Gjyqtarë: Serni Boiko, Viktor Matiash, Volodimir Vusotskij (Ukrainë) Arbitër i 4-t: Ivan Bondar (Ukrainë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *