Sot do të luajnë finalen e katërt, Ornela Lalaj është e bindur: E mposhtim Flamurtarin, por kemi shumë rezerva me…tifozët

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet finalja e katërt e Play Off në basketbollin e femrave mes Flamurtarit dhe Partizanit. Vlonjatet janë duke kryesuar 2-1 dhe një fitore e sotme do t’i jepte fund ëndrrës së kryeqytetaseve. Për të folur më tepër mbi këtë takim, basketbollistja e Partizanit, Ornela Lalaj, ishte e ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari.

“Duam që të fitojmë këtë ndeshje me Flamurtarin. Ne kemi ende rezerva për tifozët në basketbollin e femrave, ndoshta ka të bëj edhe pjesa e marketingut. Nuk kanë qenë shumë të pranishëm, ndryshe nga ndeshjet derbi apo në këtë fazë të fundit që kanë qenë më të shumtë. Ne kërkojmë fitoren sot, por të dy këto ekipe kanë cilësi të barabarta, janë me meritë këtu. Unë kam bindje se sot do të fitojmë”, tha Lalaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online