“Sot do të ishte Vllaznia në vendin e parë”! Brdaric flet pas fitores me Teutën: Jemi ekipi që krijon më shumë në Superiore

Vllaznia ka arritur që të fitojë ndaj Teutës në një ndeshje spektakolare që prodhoi 6 gola. Pa hyrë mirë në fushë ne blertë, në sekondën e 51 ishte Latifi që shënoi super gol nga distanca. Ndërkohë pas vetëm 6 minutash, Dianje u harrua i vetëm në zonë dhe do të dyfishonte shifrat.

Gjendjen e Teutës e përkeqësoi Latifi në të 17, për të dërguar rezultatin në 3-0 pas goditjes së saktë me kokë. Por nëse pritej fitore e thellë e shkodranëve, Teuta hyri në lojë. Mbrojtja e shkodranëve u kap e papërgatitur në minutën e 18 teksa Beqja nxori Hebajn me portën e boshatisur.

Gjithçka u rihap në të 40, ku thuajse në të njëjtën situatë, Hebaj shërbeu për Lorenzo Vilën që ngushtoi gjithçka në 3-2. Por në fund nuk u arrit përmbysja e madhe pasi Jonuzi shënoi super gol nga distanca në të 72. Në fund ka vend edhe për një karton të kuq të Qaqit në minutat shtesë pas bërrylit ndaj Aralicës. Më poshtë gjeni deklaratat e trajnerëve për “Supersport”:

Brdaric: “Një trajner nuk është kurrë i kënaqur. Jam 85 përqind i kënaqur nga skuadra ime dhe jemi në përmirësim e sipër. E humbëm kontrollin vetëm në 15 minutat e fundit të pjesës së parë. Nëse gjërat do ecnin më mirë për ne do ishim në vend të parë sot. Jemi ekipi që krijon më shumë raste të pastra në Superiore. Teuta është kampione në fuqi dhe nuk është ekip i keq, shfrytëzoi rastet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *