Ka edhe kështu rastesh, kur edhe fiton shkarkohesh. Sulejman Starova ishte mësuar të barazonte në krye të Feronikelit, por javën e fundit triumfoi. Gjithsesi drejtuesit e klubit kanë menduar t’i japin fund bashkëpunimit me trajneri kryeqytetas.
Sipas asaj që raporton “Drenicaonline”, drejtuesit e klubit të Feronikelit kanë marrë vendimin për ta shkarkuar Starovën, pasi në tre javët e para nuk ka bërë mirë.
Javën e parë Feronikeli barazoi me Trepccën ’89, ndërsa më pas me Drenicën në derbi. Së fundmi skuadra nga Drenasi mposhti Ballkanin me anë të një goli të Artur Maganit, por nuk ka mjaftuar. Feronikeli gjatë kësaj vere ka bërë afrime të shumta dhe pretendon titullin kampion, pasi edhe shpenzimet e bëra janë të mëdha.