“Sormani e kishte piacë Partizanin, nuk luante në Serie C”, Patushi: Egbo qershia mbi tortë, nuk kemi denigrime rracash

Tirana kurorëzoi me trofeun e kampionit atë sezon fantastik që ka zhvilluar këtë vit. Merita të mëdha shkojnë edhe për Egbonë, i cili i drejtoi me një hap të frikshëm bardheblutë drejt titullit. Vlerësimet për të vijnë edhe nga një ish-futbollist i Tiranës, Saimir Patushi.

Në një intervistë për “Fax Sport”, ky i fundit i jep meritat maksimale trajnerit Egbo, ndërsa nuk është dakort me deklaratën e tij se në Shqipëri e sulmojnë për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kjo nuk duket e vërtetë për Patushin, që thekson se nuk ka pasur dallime të tilla sidomos te bardheblutë.  Ndërkohë i pyetur në lidhje me Sormanin, shprehet i habitur me atë braktisje të klubit në derbi.

“Mund të themi që fillimi ishte shumë i vështirë për Tiranën. Unë kam qenë nga ata skeptikët e parë që nuk e shikoja të ishte kampione. Por pas javëve dhe muajve arriti kulmin dhe më mirë se Tirana këtë vit nuk ka qenë asnjë ekip tjetër. Dha më të mirën dhe titulli ishte i merituar. Unë mendoj, pa i hequr meritat Egbosë, i cili duhet përshëndetur, kam qenë skeptik që në fillim. Mendoja që Kukësi do të ishte kampion. Por në javët në vazhdim Tirana mori terren, ndeshjet deçisive si ndaj Kukësit, Partizanit, Skënderbeut i dominoi. Sa i përket Egbosë, ka meritë maksimale. Duhet hequr ajo fjalia ish-portier, ish-sulmues, ish-lojtar. Ai ishte qershia mbi tortë.

Tirana grupin e ka dhe duhet të shikojë të mos vetëkënaqet me një titull. Duhet të ketë vazhdimësi. Duhet të ruajë grupin aktual, me 4-5 ndërhyrje mund të jetë ajo Tirana e mrekullueshme që do të vazhdojë përpara. Reparti i mbrojtjes ka qenë ai që ka çaluar më shumë, sepse në fazën ofensive Tirana luan përpara dhe është mbresëlënëse. Notën 10 e meritojnë shumë aty. Notën 10 e meriton gjithë ekipi, Egbo e shkriu të gjithë grupin e bëri një për të qenë fitimtarë. Mos të lëmë pa përmendur se ata kanë një tifozeri që askush nuk e ka. 10-ën e meriton edhe tifozeria. Pandemia kufizoi shumë gjëra. Të dalësh kampion dhe të mos kesh atë tifozeri është fatkeqësi e madhe.

E ardhmja e Egbosë? Unë mund të them që ka bërë shumë mirë. Arriti atë objktivin që 11 vjet i mungonte Tiranës. Për mendimin tim fituesi nuk gjykohet. Egboja duhet të ketë një shans, është i merituar. Mendoj që është nxituar pak me deklaratat. Unë me të kam kaluar shumë kohë te Tirana. Ne nuk kemi pasur denigrime rracash apo ngjyrash. Ne kemi qenë të gjithë pjesë e një familjeje. Pavarësisht njerëzve që mund të flasin lart e poshtë mendoj se Egbo pavarësisht se është i huaj, afrikan apo shqiptar, është ai që bëri Tiranën kampion dhe meriton meritat maksimale. Njerëzit që rrethojnë Egbonë duhet të jenë pak më të matur.

Sot futbolli në mbarë botën nqs është skuadra e mirëorganizuar dhe ka formën optimale, mund të bëjë figurë shumë të mirë në Champions League dhe mund të kalojë edhe në grupe pse jo. Por sa për Manchester United Egbo është treguar pak i nxituar se ne jemi shumë mbrapa Manchesterit dhe nuk mund të arrijmë aty. Nëse i kthehemi viteve, nuk ka pasur ndeshje që historitë e trukimeve nuk ka qenë prezente. Uroj që Tirana të mos jetë pjesë e kësaj strategjie. Njëri mendon që është bërë për bamirësi, njëri mendon që është bërë për miqësi, por Tirana duhet të jetë larg këtyre pazareve.

Egboja ka ardhur me idenë se është i huaj dhe e sulmojnë. Por nëse do ishte një trajner shqiptar te Partizani me ato rezultate që kishte Sormani, jo 4 javë, po 2 javë do ishin shumë. Kjo sepse ishte një ekip kampion, e njihte klubin ku vinte. Ai arrit kulmin kur lë ekipin në ndeshjen derbi. S’mund të mos kesh respekt për atë fanellë, për atë klub që është ndër klubet legjendë të Shqipërisë. Nuk e di se si një i huaj mund ta braktisë. Sormani e ka pasur piacë Partizanin. Nuk është se ka qenë te Seria C apo te Avelino. Partizani e ka kosto. Nga kampion të luhatesh për mbijetesë është fatkeqësi.

Drejtuesit e klubit u nxituan me largimin e Gegës. Gabuan te strategjia e afrimit të lojtarëve dhe largimit të lojtarëve. Sado me emër të jetë Tirana apo Partizani, lojtarët duan kohë të përshtaten. Ishte një katastrofë. Drejtuesit, presidenti, drejtori teknik gabuan. Daja me sa kam dëgjuar i rri besnik Skënderbeut. Ia uroj të jetë pjesë e UEFA-s. Nëse nuk do të falet, Daja është më i miri sot për sot në trojet shqiptare. Do të ishte një zgjedhje e goditur”, ka deklaruar Patushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online