“Në rast vendimi negativ nga Zvicra do flas me presidentin”, Jashanica zbulon ofertat: Janë klube që luajnë në Europë

Vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës po mban pezull shumëçka në radhët e Skënderbeut. Duke nisur nga trajneri Ilir Daja e deri te lojtarët kuqeblu kur bëhet fjalë për të ardhmen e tyre gjithnjë përgjigja është e njëjtë: “Të shohim vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës”. Pikërisht nga ky i fundit varet e ardhmja e shumë futbollistëve kyç të Skënderbeut, ku përjashtim nuk bën as kapiteni Jashanica.

Në një prononcim për “Indeksi Online”, mbrojtësi shqiptar thekson se në rast të një përgjigje pozitive nga vendi helvet, atëherë për shumë vite do të mbetet bardhekuq, në të kundërt largimi duket se do të jetë rruga që do të ndiqet. E një gjë e tillë nuk ka për të qenë e vështirë, duke qenë se Jashanica pranon se në drejtim të tij ka oferta nga klube shqiptare që luajnë në Kupat e Europës.

“Po normalisht gjithmonë gjatë merkatove do ketë edhe lajme dhe lëvizje, por unë tani për tani jam pjesë e Skënderbeut dhe do jap maksimumin edhe këto dy ndeshje. Pastaj do shohim dhe vendimin e gjykatës federale që shpresojmë te dali pozitiv për ne.

Po ka skuadra si në Shqipëri, Kosovë ashtu dhe Maqedoni që janë të interesuara për mua. Do të thotë skuadrat që do marrin pjesë ne Kupat e Evropës. Kanë qarkulluar në media dhe për Kuksin sot po asgjë nuk ka konkrete deri tani. Thashë që jam pjesë e Skënderbeut dhe jam duke menduar vetëm për këtë tani.

Po e them prapë nëse do dali vendimi pozitiv, do jem pjesë e Skënderbeut edhe për shumë vite në të kundërtën do ulem të flas dhe me presidentin dhe do gjejmë zgjidhjen e përbashkët”, ka thënë Bajram Jashanica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online