Largimi i Antonio Valencias nga Mançester Junajtid ka lënë të hapur çështjen e shiritit të kapitenit te Mançester Junajtid. Zgjedhja logjike do të ishte Pol Pogba, por fakti që francezi i ka sytë nga Real Madrid është një disavantazh i madh.
Sipas “Manchester Evening News”, zgjedhja e Solskjaer është anglezi Eshli Jang. Sulmuesi i konvertuar në një mbrojtës gjatë viteve të fundit është lojtari më i vjetër në ekip me plot tetë sezone si pjesë e “djajve të kuq”.
Megjithatë, tifozët e Mançester Junajtid nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Të mësuar ndër vite me kapitenë si Roi Kin, Geri Nevill, Nemanja Vidiç dhe Uejn Runi, zgjedhja e Jang ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale, ku kërkohet që shiriti të mbahet nga një lojtari i një kualiteti më të lartë si David De Gea ose Pol Pogba.