Solskjaer nuk e bën dramë: Reagim brilant, ky klub nuk dorëzohet kurrë!

Mançester Junajtid i dha fund një ecurie prej tetë fitoresh radhazi, teksa “djajtë e kuq” u ndalën në një barazim 2 – 2 me Bërnlin. Megjithatë, në daljen për shtyp në përfundim të takimit, trajneri norvegjez vlerësoi karakterin e treguar nga skuadra e tij që barazoi shifrat e takimit duke shënuar dy gola të shpejtë në limite.

“Ky është Mançester Junajtid. E dinim që mund të bënim më mirë në 60-70 minutat e para. Reagimi ishte brilant, kjo ishte një provë karakteri për këdo në skuadër. Në këtë klub nuk dorëzohet askush”, tha fillimisht Solskjaer.

“Mund të pësonim një gol të tretë gjithashtu. Kurrë nuk duhet të dorëzohemi, këtë ADN kemi këtu. I zhgënjyer që nuk morëm tre pikët, por tmerrësisht i lumtur nga reagimi  i lojtarëve kur ishim dy gola në disavantazh”.

“Morëm një pikë që do ta shërbejë si mësim. Do të na duhet të përballojmë dhe momentet kur nuk arrijmë të fitojmë. Tani e kemi mendjen te Leister Siti”, përfundoi Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *