Solskjaer: Liverpuli nuk pati asnjë rast!

Liverpuli dhe Mançester Junajtid u ndanë në barazim pasditen e sotme, me shifrat e bardha 0-0. Pas përfundimit të ndeshjes, ka folur trajneri i “Red Devils”, Ole Gunar Solskjaer, i cili ka thënë se nuk mban mend që Liverpuli të ketë krijuar ndonjë rast.

Gjithashtu, trajneri norvegjez, tha se ekipi i tij ishte shumë i pafat, pasi patën plot katër lojtarë të dëmtuar që në pjesën e parë. Markus Rashford luajti i dëmtuar, pasi të tre zëvendësimet u kryen që në 45 minutat e para.

“Më keq se shkoi pjesa e parë nuk mund të kishte. Patëm katër dëmtime. Na u desh të mbanim në lojë Rashford, i cili ishte po ashtu i dëmtuar. Nuk mbaj mend që Liverpuli të ketë pasur ndonjë rast. Patën posedimin e topit, por nuk mbaj mend që De Gea të ketë bërë ndonjë pritje. MekTominej ishte i shkëlqyer.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online