Santiago Solari pësoi humbjen e parë në “Santiago Bernabeu” si trajneri i Realit në La Liga. Në konferencën pas ndeshjes, tekniku argjentinas sulmoi gjykimin për dy penallti të mohuara dhe vlerësoi skuadrën e tij, por pati dhe një kritikë për golin e parë.
“I tillë është futbolli. Në fillim të ndeshjes një shpërqendrim na kushtoi rëndë, pasi pësuam gol. E njëjta gjë ndodhi dhe me Vijarealin. Lojtarëve profesionistë nuk iu lejohet as shpërqendrimi më i vogël. Pas kësaj bëmë gjithçka për ta kthyer rezultatin, pavarësisht se ngelëm më 10 lojtar dhe se na mohua dy penallti kriminale ndaj Vinisjus dhe Ramosit”
Another clear penalty denied for Real Madrid…First Ramos and now Vinicius. What’s the point of VAR? pic.twitter.com/jApafdhkAS
— Champions ??[IFB] (@Ha307Mu) January 6, 2019
IMPENJIMI I SKUADRËS ? “Ne futemi në fushë për të fituar. Kurrë nuk kemi nënvlerësuar ndonjë kundërshtar. Skuadra tregoi karakter megjithëse patëm shumë gjëra kundër. Nuk mund të justifikohem për humbjem, por të paktën lojtarët treguan karakterët. Nuk do t’u a kisha falur po të ndodhte ndryshe”, tha Solari.