Reali i Madridit ka arritur që të mposhtë skuadrën rivale të së njëjtit qytet Atletikon ditën e djeshme me rezultatin 3-1. Në “Wanda Metropolitano” ishin madrilenët që kaluar të parët në avantazh me anë të Kasemiros me një gol të mrekullueshëm. Ekipi i Simeones ka gjetur baraspeshën që në pjesën e parë me të përhershmin Grizman, që ka kaluar topin mes këmbëve të portierit Kurtua.
Mbrojtësi Ramos ka kaluar për herë të dytë në epërsi madrilenët dhe uellsiani Bejl i ka dhënë vulën e fundit. Skuadra e Solarit duket sikur po rigjen veten pas fillimit të dobët të këtij sezoni. Por kush e ka bërë të mundur këtë kthesë që dukej si e pamundur? 18-vjeçari Vinicius Zhunior duket sikur është heroi më i ri i këtij ekipi.
11 ndeshje ai ka luajtur si titullar, duke shfaqur gjithë potencialin e tij në fushën e blertë dhe duke ndihmuar shumw ekipin e “Los Blancos” me paraqitjet e tij. Numri një i pankinës së Realit, në një konferencë për shtyp ka thënë : “Ai mëson nga më të mirët dhe lojtarët e ekipit e mbështetin plotësisht. Kjo i jep një tjetër ritëm në performancën e tij. Ai nuk ka arritur akoma momentet më të mira dhe këto pritët që t’i japë në vitet e ardhshme”.