Sokol Cikalleshi ka lënë gjurmën e tij në ndeshjen Konyaspor- Alyanspor. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 13-të duke hapur siparin e golave. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës së Cikalleshit. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë është duke shënuar vazhdimisht.
Në këtë sfidë ishte prezent edhe lojtari tjetër shqiptar Endri Çekiçi, i cili nuk arriti të shënojë në këtë sfidë. Ndeshja e parë e Konyaspor do të fillojë në 16 gusht, ku skuadra e Cikalleshit do të përballet me Sivasspor./Elio Hajdari-Sport Ekspres/