“S’ngopet” Kukësi, afron edhe dy futbollistë

Vladimir Prenga

Skuadra e Kukësit duket se nuk ka të ndalur në merkato. Në prezantimin e sulmuesit Alijev, menaxheri i ekipit Naim Halili premtoi se do të afrohej edhe një qendërmbrojtës, por duket se rrjedha ka ndryshuar. Me skuadrën verilindore duket se ka gjetur akordin edhe mbrojtësi që luajti me fanellën e Tiranës sezonin e kaluar Dorian Kërçiku. Emri i tij përflitet në kampin e kampionëve si afrimi më i ri, ndërsa “çudia” vjen nga lista e ekipit për në Ohër. Mesfushori brazilian Luis Henrike Gregati është bashkuar me skuadrën, madje ka udhëtuar edhe me ekipin në qytetin shqiptar të Maqedonisë.

KERÇIKU – Mbrojtësi Dorian Kërçiku u është propozuar verilindorëve. Futbollisti nuk po gjente veten te Tirana dhe ka menduar se një aventurë e re mund t’i bëjë mirë. Lojtari i krahut ka humbur duelin direkt me Albi Dokën dhe nuk ka gjasa që diçka të ndryshojë, pasi ky i fundit shihet me prioritet nga klubi bardheblu që duan edhe ta shesin. Kjo ka shtyrë Kërçikun të gjejë një skuadër tjetër, me Kukësin që është gjetur i gatshëm për ta mirëpritur. 23-vjeçari do të ketë një duel të fortë në krahun e djathtë me kapitenin Hallaçi, një konkurrencë që mund të dhurojë të papritura gjatë sezonit të rregullt.

LUIS HENRIKE – Një tjetër afrim i ri me skuadrën verilindore është edhe braziliani Luis Henrike Gregati. Mesfushori i është bashkuar papritur skuadrës së Kukësit dhe nga ajo çfarë bëhet e ditur nga burime brenda klubit verilindor, lojtari ka udhëtuar me ekipin në fazën përgatitore në Ohër. Nuk dihet nëse ai do të jetë për një periudhë prove me klubin e Kukësit, apo do të nënshkruajë. Henrike është 23 vjeç dhe nuk ka një CV shumë të pasur. Ai ka luajtur me ekipe të dorës së dytë në Brazil siç janë Araksa, apo Kaskavel-PR. Mesfushori ka provuar edhe një aventurë me ekipin e dytë të Dinamo Dresdenit në Gjermani dhe me ekipin portugez të Vila Flor. Mbetet të shihet nëse Kukësi do të nënshkruajë me brazilianin apo do ta largojë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online