Florian Marku ka dhënë një lajm mjaft të rëndësishëm mbrëmjen e sotme. Boksieri shqiptar ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë me “Boxxer” e gjithashtu edhe me “Sky Sports”, të cilat do të vijnë në Shqipëri këtë verë kur Marku do të zhvillojë një dylu.ftim në stadiumin “Air Albania”.
“Jam i lumtur të nënshkruaj një marrëveshje ekskluzive afatgjatë me Boxxer. Unë dua t’u jap fansave të mi atë që duan: lu.ftimet më të mira në platformën më të madhe- dhe në SKY SPORTS ne e kemi atë. Si pjesë e marrëveshjes, SKY dhe BOXXER do të vijnë në Shqipëri, ku do të zhvilloj një lu.ftë për kthimin në shtëpi këtë verë. Mezi pres të bëj një shfaqje për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën”, njofton Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/